Klopp vjen me deklaratën e ditës rreth shitjes së Coutinhos

12:16 | 10 Gusht 2017
Arbresh.info

Jurgen Klopp ka insistuar se Liverpool nuk ka nevojë ta shesë Philippe Coutinhon pas interesimit nga Barcelona.

“Kur një skuadër bën ndonjë ofertë, kjo nuk do të thotë se ne duhet të shesim ndonjë lojtar”, tha Klopp.

Ndërsa, kur u pyet nëse do ta shiste Coutinhon për 150 milionë euro, ai tha: “Nuk është vetëm se ata duan të paguajnë, ndërsa ne nuk duam të shesim. Prioriteti ynë është që t’i mbajmë lojtarët që janë këtu dhe t’u ndihmojmë të përmirësohen”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme