Trajneri i famshëm gjerman, Jurgen Klopp po i kthehet botës së futbollit.
Por jo në zanatin e vjetër si trajner, mirëpo tani me një rol drejtues, shkruan Arbresh.info.
Sipas informacioneve të BILD, Red Bull ka arritur të nënshkruajë me Jurgen Klopp.
Ai do të punojë atje si kreu i futbollit nga 1 janari 2025. Titulli zyrtar i punës do të jetë “Udhëheqës global i futbollit.
Në maj, Klopp tha lamtumirë pas nëntë vitesh në Liverpool.
Ai u largua si një legjendë nga skuadra angleze ku i siguroi “The Reds” titullin e parë në Premier League pas 30 viteve.
Karrierë të gjatë ka bërë edhe tek Mainz që nga viti 2001 deri në 2008.
Për një periudhë 7-vjeçare qëndroi edhe tek Dortmundi ku pati sukses të jashtëzakonshme.
Klubet e futbollit Red Bull janë Leipzig, Salzburg, Leeds, Nju Jork, Bragantino (Brazil) dhe Omiya Ardija (Japoni). Pjesëmarrja e mëtejshme në vende të tjera mund të pasojë me figurën e Klopp.
Kloppi do të jetë përgjegjës për strategji, analiza po ashtu edhe për këshilla kur bëhet fjalë për ndonjë transferim të futbollsitëve, afrim të trajnerëve apo edhe zhvillim në klube./Arbresh.info
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...
Të paktën 20 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
LDK premton koeficient të pagave 150 euro për të giithë shër...
U tha se zëvendësministri i ri i MINT-it ishte dënuar për ke...
Nga 100 euro për fëmijë e pensionistë, Rrahmani: Vendim i du...