Klopp e do me çdo kusht Ligën e Kampionëve, trofe që mendon se do ta ndryshojë për të mirë atmosferën në klub.
Jurgen Klopp iu ka thënë lojtarëve të tij se mund të mbahen mend për 500 vjet nëse Liverpooli e fiton finalen e Champions League kundër Real Madridit.
Liverpooli e Reali do të përballen mes vete me 26 maj në Kiev, ku “Të Kuqtë” e kërkojnë trofeun e gjashtë në histori, kurse “Los Blancos” të tretin me radhe e të 13-tin në histori.
“Synimi jonë që nga fillimi i edicionit ka qenë pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Nëse dikush do të më kishte thënë në fillim të sezonit se në ndeshjen e fundit gjithçka do të varet nga vet ju, do të kisha thënë ‘ok, e pranoj’”, u shpreh Klopp, para ndeshjes me Brighton & Hove Albion, e fundit për këtë sezon, ku ka edhe mundësi të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.
“Real Madrid? Në këtë moment nuk po mendoj për finalen e Ligës së Kampionëve. Jemi duke menduar për ndeshjen e nesërme, të fitojmë këtë ndeshje dhe të sigurohemi se do të luajmë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe më pas kemi dy javë për t’u përgatitur për finalen”. /express
“Që të mbahemi mend në 500 vitet e ardhshme, duhet të fitojmë ndeshjen tjetër (finalen e Champions League)”, shtoi mes tjerash Klopp.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League