Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka dhënë merita portierit të tij Alisson Becker pasi braziliani dha një shfaqje të madhe në fitoren kundër Monterrey të mërkurën mbrëma.
Reds duhej të mbështeteshin te portieri i tyre në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, pasi Alisson bëri disa pritje të mëdha kundër skuadrës meksikane në Katar.
Naby Keita i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 11-të, por Monterrey barazoi pas vetëm tre minutave me Rogelio Funes Mori, ndërsa Robertoi Firmino shënoi golin e fitores në minutat shtesë.
Pas lojës, Klopp ishte plot lëvdata për portierin e tij, Alisson, i cili në fillim të këtij muaji fitoi Trofeu Yachine si portieri më i mirë në botë.
“Gjithçka që ju nevojitet është Alisson Becker, Alisson Becker. Ai ishte aty në momentet vendimtare. Vërtetë lojë e vështirë, por djemtë e treguan veten”, ka thënë Klopp fillimisht për BBC Sport.
Liverpooli tani do të përballet me skuadrën braziliane Flamengo në finale të shtunën, por ata mund të kenë mungesën e mbrojtësit kryesor Virgil van Dijk, i cili humbi ndeshjen e së mërkurës pas një sëmundje, ndërsa vendi i tij u mbulua nga Jordan Henderson si partner i Joe Gomez.
Henderson mund të detyrohet të luaj përsëri mbrojtës të shtunën, pasi Klopp pranoi se nuk ishte i sigurt nëse Van Dijk do të aftësohet në kohë për finalen.
“Goli i mrekullueshëm, lojë e shkëlqyeshme, super atmosferë. Ne nuk kemi asnjë të dhënë për Virgil, kemi menduar se ai do të ishte mirë. Do të shohim”.
“Ne kemi shumë djelmosha në ekip dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në mënyrë të mençur. Duam të luajmë finalen dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...