Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka paralajmëruar Barcelonën që asnjë shumë parash nuk do të jetë e mjaftueshme për të bindur klubin të shes Philippe Coutinhon, pasi ata refuzuan ofertën prej 90 milionë.
Barcelona është duke kërkuar të nënshkruaj me Coutinhon si një zëvendësues të Neymarit, i cili iu bashkua Paris Saint Germainit javën e kaluar për një tarifë që theu rekord botëror prej 222 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
“Liverpooli nuk është një klub që do të shes lojtarët”, tha fillimisht Klopp për ‘Sky Germany’. “Kjo është e vendosur në gur, kështu që shuma që ata paguajnë në fund nuk ka fare rëndësi”
“Nga një pikëpamje financiare, këtu nuk ka asnjë limit në çmim që ne mund të lejojmë atë të largohet. Nuk ka çmim me të cilën ne jemi të gatshëm të lejojmë atë të largohet”
“Qëllimi jonë është për të pasur skuadrën më të mirë të mundshme. Kështu që ne dëshirojmë të mbajmë në klub djelmoshat tanë dhe të shtojmë edhe lojtarë të rinj. Ky është plani jonë”
Coutinho ka bërë 181 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve te Liverpooli qysh pas transferimit nga Interi në vitin 2013./arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...