Klopp nuk do të nënshkruajë kontratë të re me Liverpoolin

13:51 | 25 Korrik 2019
Arbresh.info

Ish-futbollisti i Liverpoolit, Jamie Carragher thotë klubi anglez duhet ta shfrytëzojë prezencën e trajnerit Jurgen Klopp në tre vjetët e ardhshme, pasi që beson se gjermani nuk do të nënshkruajë kontratë të re.

Strategu gjerman ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2022, derisa ka thënë se nuk ka nevojë që të flitet për një rinovim të mundshëm. Kloppi e ka fituar Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, derisa gjithashtu e ka rikthyer klubin në garë për titullin e Premierligës.

“Grupi i lojtarëve duhet të bëjë diçka në këta tre apo katër vjetët në vazhdim sepse Klopp ka edhe tri vite të mbetura në kontratën e tij. Nuk jam i sigurt nëse ai do të nënshkruajë një tjetër. Ai ka qëndruar te një klub për vetëm 7 vjet”, deklaroi Carragher, transmeton zeri.info.

“Mendoj se gjatë dy apo tre vjetëve Liverpooli duhet të provojë të fitojë sa më shumë tituj që të mundet. Ju dëshironi ta fitoni ligën, kjo është më e qarta”, shtoi ndër të tjera ish-reprezentuesi anglez.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme