Klopp: Ne mposhtëm skuadrën më të mirë në botë

08:27 | 11 Prill 2018
Arbresh Info

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka vlerësuar Manchester Cityn si “skuadrën më të mirë në botë”.

Pas fitores, Klopp ishte pyetur nëse i kanë frikë ndonjë klubi tjetër që ka mbetur ende në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.

“Unë me të vërtetë mendoj se ata [Man City] janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Por, unë e dija se nuk mund t’i mposhtim ata. Por, kjo nuk na bënë ne një skuadër më të mirë, është futbolli”, ka thënë Klopp në konferencën për shtyp.

“Është një gjë e mirë loja, kjo është ende e mundur. Tani do të bëhet vetëm më vështirë dhe do të jetë më e vështirë në gjysmëfinale gjithashtu, jam 100 për qind i sigurt”

“Por, ne jemi tani në gjysmëfinale dhe së pari ne duhet të shijojmë momentet sepse është një kohë e gjatë që kur Liverpooli ka qenë në çerekfinale”

“Është bërë një kohë gjithashtu që unë jam qenë në gjysmëfinale. Tani ne jemi këtu së bashku, prandaj ky është një moment i mirë dhe jam i lumtur për këtë”, përfundoi Klopp.

/arbresh.info/

Të ngjashme