Në rast se Jurgen Klopp do të pranojë ofertën e Federatës Gjermane të Futbollit për të marrë drejtimin e Kombëtares, Liverpool e ka gati zëvendësuesin e tij.
Mediet britanike raportojnë se trajneri që duket se ka profilin ideal për të marrë drejtimin e “The Reds” është kreu i stolit të Bayer Leverkusen, Xabi Alonso.
Trajneri spanjoll ka përfshirë një opsion në kontratën e tij me klubin e Bundesligës, i cili i lejon atij të ndërpresë marrëveshjen në çdo moment në rast të një telefonate nga “Anfield”.
Me kontratë me Liverpool që zgjat deri në vitin 2026, Klopp mbetet zgjedhja e parë e drejtuesve gjermanë, por për momentin rikthimi i tij në Gjermani duket shumë i pamundur, jo vetëm për arsye rreptësisht ekonomike.
Vetë trajneri gjerman nuk duket i gatshëm të pranojë drejtimin e kombëtares së tij, duke u larguar nga Liverpool gjatë sezonit aktual, skuadër të cilën e drejton që nga viti 2015 dhe me të cilin sapo është kthyer nga një sezon i pasuksesshëm, që e la jashtë zonës së Champions League./ss
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua