Klopp merr një ‘sinjal urgjent’ pas ndeshjes me Man City

17:34 | 8 Tetor 2018
Arbresh.info

Liverpool ka luajtur baras pa gola në sfidën ndaj Manchester City.

Skuadra e Klopp e filloi takimin me një presing të lartë, por pas 20 minutave tempoja nuk ishte e njëjta.

“The citizens” morën vetën dhe filluan të qarkullojnë topin e të diktojnë tempon.

Megjithatë, ajo që ishte më alarmuese për Klopp, ishte dukshmëria e mungesës së një mesfushori kreativ në skuadër.

Edhe legjenda Jamie Carragher në një deklaratë pas ndeshjes ka sugjeruar se skuadra duhet të ketë më shumë kreativitet në mesfushë.

Lojtarë si Henderson, Milner e Wijnaldum janë lojtarë tejet të përgatitur fizikisht mirëpo kreativiteti mungonte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme