Klopp: Man City mund t’i fitojë katër trofetë këtë sezon

12:09 | 5 Prill 2019
Arbresh.info

Jurgen Klopp ka folur fjalë të mëdha për rivalin direkt të Liverpoolit për titullin e Ligës Premier, Manchester Cityn.

Qytetarët janë duke shkuar sigurt drejt mbrojtjes së titullit në Ligën Premier, ndërsa po tregojnë lojë të mirë dhe të sigurt edhe në Ligën e Kampionëve.

Kjo formë dhe siguri ka bërë që trajneri i Liverpoolit, Klopp të mendoj se rivalët e tyre mund të fitojnë katër trofetë në këtë sezon

“Nëse do të shikoni nga jashtë, do të duket dhe do të mendoni se City mund të fitojë të gjithë katër trofetë dhe të njëjtën gjë e mendoj edhe unë”, ka thënë fillimisht Klopp përpara udhëtimit të së premtes mbrëma në Southampton.

“City në këtë moment duket si skuadra më e mirë në botë. Kështu është Barcelona. Kundër Villarrealit të martën luftoi pak, por e bëri punën për të barazuar 4-4”.

“Juventusi duket mjaft mbresëlënës në Itali, por nuk e dini saktësisht se si do të jetë në Ligën e Kampionëve. Së bashku me City, këta janë tri favoritët më të mëdhenj të Ligës së Kampionëve”.

“Në rregull, City duket pak më i qëndrueshëm se këto dyja, por kjo nuk do të thotë se ata do të fitojnë të gjitha ndeshjet e tyre”, përfundoi gjermani./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme