Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se Manchester City është ende skuadra më e mirë në botë.
Liverpooli nën udhëheqjen e gjermanit është me shtatë pikë para Cityt në krye të tabelës së Premierë Ligës para ndeshjes mes tyre në stadiumin Etihad mbrëmjen e së enjtes, transmeton portali arbresh.info.
Por, Klopp insiston se Manchester City është ende skuadra më e mirë në botë.
“Është një ndeshje normale kundër Manchester Cityt, një ndeshje shumë e vështirë, një nga ndeshjet më të vështira që ju mund të luani në futbollin modern në botë, si mysafirë kundër Cityt. Është vërtetë një ndeshje e fortë me një trajner të jashtëzakonshëm dhe kështu është kur ju luani me ata”, ka thënë Klopp në një konferencë për media.
“Ju duhet të përgatiteni sa më mirë që është e mundur, ne duhet të jemi të guximshëm, ne duhet të jemi me plotë dëshirë, të zemëruar sërish, ashtu si në të gjitha ndeshjet e tjera. Ne duhet të jemi kështu, por me dijeni që kundërshtari është, për mua, ende skuadra më e mirë në botë”
“Kështu është. E kam thënë javë më parë sepse është 100 për qind mendimi im për shkak të stilit se si luajnë ata, të gjitha gjërat që ata kanë arritur, ato që do të arrijnë dhe të gjitha këto, pra asgjë nuk ka ndryshuar. Vetëm pikët kanë ndryshuar, jo përgatitjet për ndeshjen”
Ndeshja e madhe mes dy gjigantëve fillon në ora 21:00 të enjten./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre