Alexander Arnold dhe Andrew Robertson nuk po i mjaftojnë trajnerit Jurgen Klopp.
Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka zbuluar planet e Liverpool për të ardhmen.
Pas një viti spektakolar, ‘Reds’ kanë arritur të fitojnë Premierligën, me Andrew Robertson e Trent Alexander-Arnold që ishin në mesin e lojtarëve më kontributdhënës.
Dy mbrojtësit e krahut janë të pazëvendësueshëm në formacion, megjithatë Klopp ka thënë se skuadra po sheh për të zbuluar yllin e radhës që aktivizohet në ato pozita.
“Ne mendojmë rregullisht për këtë situatë dhe e dimë se duhet gjetur zgjidhje për këtë (pushimi për Arnold dhe Robertson), por kështu është situata tani”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
“Me Neco Williams kemi një potencial të mirë në skuadër, është mirë ta kemi atë”.
“Ne do të kemi tjera zgjidhje për këto probleme, por përsëri të gjesh Arnoldin e ardhshëm dhe Robertsonin e ardhshëm është problem, por ndoshta e mundshme dhe po punojmë 100% për këtë”, ishin fjalët e gjermanit.
Mbetet të shihet nëse Liverpool do të arrijë të gjejë ndonjë lojtar që iu afrohet kualiteteve dhe stilit të lojës së Robertson apo Arnold.
Jasharaj i reagon Nagavcit për lojërat e rrezikshme të fëmij...
Rovena këndon, Sara i kërkon të pushojë – e do zërin e Tayna...
Përfundojnë garat sportive për nder të “Ditës së Forcës”
Netflix gjobitet me 4.75 milionë euro për shkelje të të dhën...
AGK-ja dënon gjuhën fyese të Nexhmedin Spahiut kundër komuni...
Ukraina mohon përdorimin e fosforit të bardhë: Moska kërkon ...