Google ADS

Klopp lavdëron talentët e skuadrës pas fitores kundër Blackburn

11:52 | 12 Qershor 2020
Arbresh.info

Jurgen Klopp ka lavdëruar lojtarët e rinj të Liverpool, të cilët patën paraqitje spektakolare në miqësoren kundër Blackburn.

Klopp me disa lojtarë të përfshirë nga akademia arritën të marrin një fitore 6:0 kundër skuadrës së Blackburn Rovers.

Pas ndeshjes, trajneri gjerman është përkujdesur që të jap një varg lëvdatash për ata lojtarë të rinj që u paraqitën në këtë miqësore.

“Është kaq mirë. Jo vetëm goli, por kur sheh situatën kur ai erdhi në lojë, unë mendoj se pasi i parë mes dy sulmuesve, ishte nga pozita 6 kur ishte i qetë, bëri kthesën dhe pasoi topin”, ka thënë Klopp për golin e Clarkson, transmeton lajmi.net.

“Ne mund t’iu mësojmë djemve shumë, por ata duhet të sjellin shumë gjithashtu. Dukshëm, Leighton nuk ishte keq, dhe Jake Cain bëri shumë mirë gjithashtu. Të gjithë djemtë”, ka shtuar trajneri gjerman.

Trajneri ka vazhduar lëvdatat edhe për emra si Sepp van den Berg dhe Harvey Elliott, Curtis Jones e Neco Williams.

Nëse Liverpool fiton 2 ndeshjet e para pas pandemisë, me gjasë këta të rinj do të kenë minuta edhe në Premierligë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme