Jurgen Klopp ka analizuar disfatën që Liverpooli e pësoi ndaj Manchester United në kuadër të javës së tretë në Premier League me rezultat 2-1.
Përkundër mungesave të mëdha, The Reds dhuruan një paraqitje solide, por që strategu gjerman mbeti i zhgënjyer.
“Jemi shumë të zhgënjyer”, ka deklaruar fillimisht Klopp.
“Ishte e qartë se çfarë do të bënte United. Ata ishin më agresivë se ne në fillim. Ishte loja që ata donin të luanin. Ishte e egër, lart e poshtë”.
“Përveç pasimit apo vendimit përfundimtar, ne më pas luajtëm ashtu siç duhet të kishim luajtur. Kemi pasur shumë momente në zonë”.
“Nuk kemi asnjë problem. Askush nuk është i lumtur, por kjo është normale. Nuk është mirë të shikosh tabelën e ligës”, ka shtuar më tej Klopp.
Liverpooli kishte nëntë mungesa ndaj Unitedit, e që më të mëdhatë ishin ajo e Thiago Alcantaras, Darwin Nunez dhe Diogo Jotas.
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur
Gërvalla: Liberalizimi i vizave si rezultat i luftës ndaj ko...
“Sonte nuk jom ‘kingu’, jom baba”, Gjesti flirtues ndaj Xhen...
Kurti me thirrje për ambasadorët: Historinë e Kosovës tregoj...