Klopp kërkon falje pas humbjes nga rivali i qytetit Everton

08:35 | 25 Prill 2024
D.H

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka kërkuar falje pas humbjes ndaj Evertonit të mërkurën mbrëma me rezultat 2-0.

Reds u mposhten me rezultat 2-0 në udhëtim të rivali i urryer lokal, Evertoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të.

Kjo humbje ka zbehur shumë gjasat e Liverpoolit për titull, pasi kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në mbylljen e sezonit.

“Arsenali dhe Manchester City duhet të kenë një moment shumë të keq”, ka thënë Klopp për Sky Sports kur u pyet nëse Liverpooli është ende në garën për titull.

“Nuk e di. Për sot mund t’i kërkoj falje njerëzve. Duhet të kishim bërë më mirë, por nuk e bëmë”, përfundoi gjermani.

Liverpooli pas kësaj humbje ka 74 pikë një më shumë se Manchester City por dy ndeshje më shumë dhe ka tre pikë më pak se lideri aktual Arsenali./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme