Klopp jep përditësime kyçe për dëmtimin e Salah dhe tre lojtarëve të tjerë të Liverpoolit

11:43 | 19 Janar 2024
E.K

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Bournemouth dhe aty ka dhënë disa përditësime në lidhje me lojtarët e lënduar.

Liverpooli ka pasur probleme në pjesën e parë të sezonit dhe i fundit që i është shtuar listës së të lënduarve është Mohamed Salah, i cili u lëndua në Kupën e Kombeve të Afrikës me Egjiptin.

Për lëndimin e tij dhe yjeve të tjerë të ekipit, trajneri Klopp ka dhënë një përditësim të fundit në lidhje me situatën e tyre.

“Ne nuk dimë asgjë për Mo Salah, folëm mbrëmë dhe pati një vlerësim, ata do ta bëjnë këtë dhe ne do të dimë më shumë”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Në atë moment ai ishte i tronditur dhe nuk mund ta shihte pse u godit nga diçka kaq intensive. Ai e ndjeu atë dhe ne e dimë se sa rrallë Salah fiket kështu që është padyshim diçka, por unë nuk kam më shumë info. Do të ketë një ekografi dhe MRI dhe më pas do të shohim”.

“Trent mund të ecë në pasarelë! Pas Fulham do të shohim. Trent është afër, Dom afër, Robbo afër. Të gjitha shkojnë në drejtimin e duhur, por jo për ndeshjen e fundjavës”, përfundoi trajneri i Reds.

Trent Alexander-Arnold dhe Dominik Szoboszlai morën lëndime në ndeshjet kundër Arsenalit dhe Neëcastle United respektivisht – por siç tregon Klopp – ata nuk do të arrijnë në kohë për Bournemouth.

Andy Robertson është duke munguar për një kohë të gjatë pasi u lëndua në detyrë për Skocinë në tetor – por ai duket se po i afrohet edhe një rikthimi. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme