Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, ishte takuar me drejtorin e Manchester United, Ed Woodward, për të kaluar në Old Trafford sa ishte trajner i Dortmundit.
“Klopp: Bring the Noise” është libri biografik i shkruar nga Raphael Honigstein dhe në këtë biografi shkruhet se Woodward kishte udhëtuar për në Gjermani për t’u takuar me Klopp pas shkarkimit të D avid Moyes nga pozita e trajnerit të djajve të kuq në vitin 2014.
Ai ishte takuar me Klopp për të bindur trajnerin gjerman që të largohej nga Dortmund dhe të bëhej trajner i Manchester United, transmeton arbresh.info.
Në libër është shkruar se Woodard i kishte thënë Kloppit se ‘United është një version i rritur i Disneyland’ dhe se Old Trafford ishte zgjidhja më e mirë për të.
Por, trajneri gjerman nuk ishte bindur nga Woodward dhe kishte vendosur të qëndrojë edhe për një sezon si trajner i Dortmundit.
Tashmë, Klopp është trajner i rivalit të përbetuar të United, Liverpoolit. /arbresh.info/
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: Prania e NATO-s përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gji...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...