Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka mbetur i mahnitur me cilësitë që Thiago Alcantara i shfaqi në ndeshjen e rikthimit nga lëndimi kundër Newcastle United të mërkurën.
Përfaqësuesi i Spanjës u fut në lojë në minutën e 73-të kundër Newcastle, në atë që ishte paraqitja e tij e parë që prej lëndimit të gjurit më 17 tetor kundër Evertonit, transmeton Gazeta Express.
Thiago i shpërndau disa topa të gjatë mahnitës nëpër gushë, sikur nuk ka qenë asnjëherë i lënduar dhe pa luajtur dy muaj radhazi.
Liverpool, megjithatë, nuk qe në gjendje ta gjejë rrjetën e portës kundërshtare pasi u ndal me barazim pa gola në St James’ Park.
Duke folur pas ndeshjes, Klopp tha se ishte i mahnitur me mënyrën sesi mesfushori 29-vjeçar luajti në ndeshjen e parë që prej tetorit.
“Në shumë çaste ne kemi mundur ta shohim sesa futbollist i mirë është ai. Tani duhet ta shohim sesi ai do të reagojë dhe kështu. E kemi një ndeshje tjetër pas katër ditëve”, tha Klopp.
Duke folur për rezultatin, ai shtoi: “A mund të luajmë futboll më mirë? Po, por në këtë ndeshje ne bëmë më shumë se mjaftueshëm për të fituar”. /Gazeta Express/
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...