“Klopp i gatshëm për detyrën në Bayern Munich”

23:05 | 3 Tetor 2017
Arbresh Info

Sipas ish reprezentuesit të Gjermanisë, Christoph Metzelder, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp është i gatshëm për detyrën në Bayern Munich.

Carlo Ancelotti ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit te Bayern Munichu pas një fillim dëshpërues dhe disfatës tronditëse javën e kaluar 3 me 0 në Ligë të Kampionëve kundër Paris Saint Germainit, transmeton portali arbresh.info.

Klopp mund të jetë pasardhësi i Ancelottit në Bayern Munich
Klopp mund të jetë pasardhësi i Ancelottit në Bayern Munich

“Ai është një top trajner dhe mund të bëjë marrëdhëniet shumë komplekse të funksionojnë në formë të shkëlqyer”, ka thënë Metzelder për ‘Sky Sports’.

“Julian Nagelsmann është një trajner i jashtëzakonshëm, por Bayern Munichu është sigurisht në një madhësi të ndryshme [ndaj Hoffenheimit]. Nga pikëpamja ime, Jurgen Klopp do të ishte i gatshëm”

Klopp i siguroi Dortmundit dy tituj në Bundesliga gjatë kohës së tij në Signal Iduna Park./arbresh.info/

Të ngjashme