Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e cilëson Pep Guardiolan si trajneri më i mirë në botë.
Dje, City fitoi titullin e Premierligës, pas humbjes të Manchester Unitedit nga Leicester City, transmeton lajmi.net.
Tekniku gjerman e ka uruar Guardiolan për titullin, derisa e vlerëson si trajneri më i mirë në botë.
“Arritje e madhe, urime. I shkrova mbrëmë Pep dhe Gundoganit”.
“Ishte vit i vështirë për të gjithë botën, për skuadrat dhe çfarë kanë arritur është e pabesueshme”.
“Pesë tituj në 10 vite, është gjithmonë kështu kur bashkon shpenzimet dhe diturinë në futboll, ke shansin të krijosh diçka të veçantë dhe kjo është çështja”.
“City ka skuadër të pabesueshme dhe trajnerin më të mirë në botë, andaj është e përkryer”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Liverpool ende nuk e ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve brenda këtij edicioni.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...