Humbja minimale me Crystal Palace në Anfield ishte e dyta radhazi në shtëpi për Liverpoolin, që mbrëmjen e të enjtes u mposht edhe nga Atalanta në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Sezoni i Liverpoolit mund të dështoj brenda tre ditëve, pasi The Reds kanë mundësi minimale për të kaluar tutje në Ligën e Evropës duke marrë parasysh se janë mposhtur 0-3 në shtëpinë e tyre.
Ndërkohë disfata e të dielës ndaj londinezëve mund t’iu kushtojë ‘The Reds’ jo pak në garën për titull, pasi tashmë kanë dorëzuar vendin e parë, teksa Jurgen Klopp drejton gishtin nga rastet e shumta të shpërdoruara.
“Mund të flasim për dy ndeshje të ndryshme brenda një 90-minutëshi. Pjesa e parë ku ishim shumë dobët dhe kishim ende pasojat e humbjes me Atalantën. Për më tepër pësuam një gol, të cilin sërish mund të them se e dhuruam, pasi i lamë shumë hapësirë kundërshtarit”.
“Më pas ishte edhe pjesa e dytë, ku bëmë gjithçka perfekte, por nëse nuk shënon edhe me këto raste, është e vështirë të flasësh. Kjo sfidë mund të kishte përfunduar edhe 4-1 për ne dhe tani do të ishim duke folur ndryshe, për të njëjtën ndeshje, por shpërdoruam shumë”, u shpreh Klopp.
Sa i përket garës për titullin kampion, gjermani u shfaq i qetë, duke theksuar se ka ende edhe shumë javë në dispozicion dhe se të tijtë duhet të marrin maksimumin në ndeshjet e veta.
“Kemi humbur terren dhe natyrisht që tani nuk kemi asgjë në dorën tonë, por jam i bindur që nëse ne marrim maksimumin e pikëve, kundërshtarët do të ndalen. Edhe ata i pret një kalendar i ngjeshur dhe me shumë impenjime”, tha gjermani. /Telegrafi/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League