Të dielën Liverpool do të ndeshet me Wolverhampton Wanderers në kuadër të xhiros së 11-të të Premierligës.
Duke folur në konferencën për shtyp, menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ndaloi të flasë edhe për vendimin e Qeverisë Britanike që të rikthehen tifozët nëpër tribuna, por me numër të limituar, ku vetëm 2 mijë tifozë lejohen për ndeshje.
‘Shpresoj që të jetë eksperiencë e mirë për ne, të them të drejtën 2 mijë tifozë mund të ndikojnë ndeshjen, kam luajtur shumë ndeshje me 2 mijë tifozë dhe nëse janë të inatosur mund të krijojnë atmosferë të keqe’, tha gjermani, transmeton lajmi.net.
‘Kur shkoni në Anfield, nuk ka rëndësi numri sa jeni, rëndësi ka ndikimi që mund të kenë, dhe shpresoj që me 2 mijë tifozë ata do të ndikojnë atmosferën e ndeshjes. Ata (tifozët) duhet të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë negativisht, ata duhet të jenë të lumtur që janë në stadium dhe unë jam i lumtur që ata janë në stadium’, përfundoi Klopp.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...