Liverpooli ka arritur t’i transferojë dy mbrojtës qendror në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.
Ben Davis dhe Ozan Kabak u transferuan nga The Reds, dy qendërmbrojtës për ta mbuluar mungesën nga lëndimet e Virgil Van Dijk, Joel Matip e Joe Gomez.
Dy mbrojtësit e ri ende nuk kanë debutuar me Liverpoolin, por mund ta bëjnë një gjë të tillë në derbi ndaj Manchester Cityt.
E për këtë ka folur edhe trajneri gjerman Jurgen Klopp, i cili ka thënë se ende nuk e di nëse do t’i jap hapësira lojtarëve në fjalë.
“Nuk e di ende nëse do të luajnë. Në një situatë normale nuk do të ndodhte që transferimet të debutonin kaq shpejtë”.
“Davis dhe Kabak ishin së bashku në stërvitje, ata kanë parë edhe një video se si punojmë me qendërmbrotjësit”.
“Do të shohim, ndoshta edhe mund të debutojë ndonjëri”, ka deklaruar Klopp.
Liverpool dhe Manchester City përballen me njëra tjetrën të dielën me fillim nga ora 17:30. /Telegrafi/
Kurti dhe Vuçiq nesër takohen me Kallasin
KOK-u dënon dhunën në volejboll të shfaqur në ndeshjen final...
“S’je interesant”, Xheneta dhe Kevini përplasen ashpër
Sulmi në Ibër – Lepenc, sërish reduktime në Fushë Kosovë, Ob...
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rasti...
Hacker: Sulmi në Zubin Potok i ngjason sulmeve ruse në Ukrai...