Jurgen Klopp e kishte pasur mundësinë më parë që të merrte drejtimin e Manchester United para se t’i bashkohej rivalëve të tyre Liverpoolit në vitin 2015, megjithëse ai e kishte hedhur poshtë këtë mundësi.
Klopp sot (e premte) njoftoi për largimin e tij nga Anglia pas pothuajse tetë viteve në krye të Liverpoolit.
Gjermani kishte një sukses të madh dhe tani lirshëm mund të llogaritet si një ndër trajnerët më me ndikim në histori të Liverpoolit, pasi me ta e fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin e Ligës Premier, për herë të parë pas 30 vitesh.
Gjatë kohës sa ai ishte trajner i Borussia Dortmundit në 2013, Klopp ishte kontaktuar nga Sir Alex Ferugson mbi mundësinë që ai të ishte pasues i tij në “Old Trafford”, ka raportuar Sky Sports.
Sidoqoftë, ai e hodhi poshtë këtë ofertë për shkak të situatës aktuale dhe më pas iu bashkua Liverpoolit dy vite më vonë.
“Ne biseduam. Nuk biseduam shumë por, për mua, ishte shumë. Ishte një nder i madh, e gjithë biseda, për të qenë i sinqertë, por unë nuk mund të largohesha nga Dortmundi”, ka thënë Klopp.
“Ju jeni në prill dhe jeni në mes të planifikimit për sezonin e ardhshëm. Ju e keni këtë lojtar dhe atë lojtarë të cilët do të vijnë por ju më pas do të largoheni? Nuk bën kështu, të paktën jo tek unë”, vazhdoi ai.
“Unë nuk kam dëgjuar për një ofertë të vërtetë të United, por nëse kishte një, nuk do të isha larguar. Unë së pari duhej të mbaroja punën me Dortmundin dhe më pas të mendoja për gjëra të tjera. Ndoshta nuk ishte gjëja më e mençur për t’u bërë, por kështu punoj unë”, përfundoi 56-vjeçari./Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...