Jurgen Klopp këmbëngul se lojtarët e tij të Liverpool do të përmirësohen edhe më, pas fillimit të tyre të përsosur të sezonit.
“Reds” i kanë fituar të gjitha (katër) ndeshjet e tyre në Premier League, deri tani, duke mundur West Ham, Crystal Palace, Brighton dhe Leicester City. Skuadra e trajnerit gjerman kryeson klasifikimin, por ai këmbëngul se do të përmirësohen më tej me kalimin e muajve:
“Lojtarët nuk janë ende në nivelin e tyre më të lartë. Kjo është për shkak se jemi në fillim të sezonit. Diçka normale. Të gjithë duhet të dinë se kemi shumë punë për të bërë akoma. Kur ju fitoni katër ndeshjet e para radhazi, kjo tingëllon me të vërtetë e çmendur për ta thënë. Megjithatë, është vetëm starti i sezonit dhe vijmë pas pushimeve të verës.
Nga mesi i shtatorit, ne do të luajmë çdo tri ditë. Pra, ne po e bëjmë punën mirë tani, dhe kështu është, por nuk jemi plotësisht në 100 për qind të lojërave”. Liverpool do të përballet me një ndeshje të vështirë pas rifillimit të garës vendase, përballë Tottenham, përpara një përplasjeje të Ligës së Kampionëve me PSG.
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...