Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se do jetë e padrejtë nëse Premierë Liga vendos që sezoni të anulohet shkaku i pandemisë së koronavirusit.
“Reds” janë 25 pikë larg rivalit Manchester City, dhe kanë nevojë për vetëm dy fitore që të shpallen kampion, trofe të cilin klubi nuk e ka fituar në më shumë se 30 vite, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, shkaku i pandemisë së koronavirusit sezoni u suspendua, ndërsa ende nuk është konfirmuar që sezoni të vazhdojë.
Tekniku gjerman ka thënë se kanë treguar gjatë tërë sezonit se janë me të mirët dhe do ishte e padrejtë nëse nuk e fitojnë titullin.
“Kemi luajtur 76% të sezonit dhe ju doni që ta anuloni? Kjo do ishte që personalisht do e shihja si të padrejtë, vetëm për ta thënë”.
“Jemi të parët si në tabelën vendase ashtu edhe si mysafirë. Është sezoni në të cilën ne duhet të shpallemi kampion”.
“Të merremi me krizën është gjëja më e rëndësishme. Por, kjo nuk do të thotë të harrojmë disa gjëra sepse janë me pak të rëndësishme”.
“Mendoj se ka gjëra më të këqija se ne të mos jemi kampion. Shumë njerëz kanë probleme më të mëdha. Njerëzit vdesin, gjithmonë ndodh, por këtë moment shkaku i virusit të cilin nuk e dinim dhe askush nuk është i përgatitur”.
“Nuk mund të përgatitemi për gjithçka, por mund të reagojmë. Kjo është gjëja më e rëndësishme në jetë, reagimi të gjëra që nuk priten”, përfundoi ish trajneri i Borussia Dortmund.
Nesër skuadrat angleze kanë të drejtë t’i rikthehen stërvitjeve, ndërsa ndeshjet do rifillojnë në fillim të qershorit./arbresh.info.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...