Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pretendon se nuk parë lojtar si Philippe Coutinho që nga legjenda e Juves – Alessandro Del Piero.
Coutinho filloi karrierën e tij evropiane te Interi por bëri emër nën udhëheqjen e Jurgen Klopp te Liverpooli para transferimit për një shumë të madhe të hollash te Barcelona në janar të vitit 2018, transmeton portali arbresh.info.
Sulmuesi brazilian më pas iu bashkua Bayern Munichut, i cili e ka sjellë atë për një sezon në formë huazimi me opsionin për blerje.
“Ai është një lojtar dominues që mund të ndihmoj për t’i dhënë formë një skuadre”, ka thënë trajneri për Kicker.
“Sigurisht, ai ka nevojë të vendoset dhe nuk do të jetë dominues tani, por ata janë ende duke marrë një lojtar të mrekullueshëm”
“Ai nuk ka luajtur në pozitën e tij të preferuar me ne si numër 10 aq shumë. Ai mund të luaj si një bartës i fanellës me numër 8 në formë të shkëlqyer ose si anësor i krahut të majtë sepse është shumë i fortë në hapësira të ngushta dhe i shpejtë mjaftueshëm në shumë hapësira”
“Ai ka një sy të jashtëzakonshëm për gol. Që nga Alessandro Del Piero nuk kam parë dikë që finalizon lëvizjet nga e majta aq shpejtë”
“Bayerni ka nevojë për të. Tani ata duhet ta integrojnë atë dhe të kujdesën për të në mënyrë që të marrin të gjitha nga ai”
“Bundesliga më pas do të ketë vet një lojtar të mrekullueshëm”, përfundon Klopp./arbresh.info/
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...