Liverpool nuk arriti të përfitonte nga humbja e Manchester Cityt, pasi luajti 1:1 kundër Leicester Cityt në xhiron e 24-të të Ligës Premier.
Pasi Manchester City humbi ndaj Newcastle Unitedit (1:2), The Reds kanë pasur raswt që tç shmangen në krye të tabelës me shtatë pikë avantazh.
Në pjesën e dytë Naby Keita u pengua në zonën e rreptësisë por gjyqtari Martin Atkinson nuk tregtoi në pikën e bardhë.
Kjo ka bërë që të reagoi edhe trajneri Jurgen Klopp, i cili në një formë u arsyetua për barazimin.
“Ndërhyrja ndaj Keitas ishte dukshëm për të gjithë. Gjyqtari ishte në pozitën më të mirë të mundshme në fushë dhe ju duhet ta pyesni përse nuk tregoi në ikën e bardhë”, tha fillimisht Klopp.
“Ne i shtynim ata, por me të vërtetë kundërshtari ka ditur ta mbron veten. Ne nuk ishim me fat, sepse morëm një gol në pjesën e parë. Ne duhet ta pranojmë atë, por nuk ishte e drejtë se si reaguam në atë situatë. Ne do të duhet ta ndryshojmë këtë”, përfundoi gjermani.
Ndryshe, The Reds në takimin e radhës do të jenë mysafirë të skuadrës së West Ham Unitedit. /telegrafi
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...