Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se marrëveshja prej 72.5 milionë euro me AS Roman për transferimin e Alissonit nuk është më e lirë se ajo prej 100 milionë euro që mund të kushtoj Jan Oblak.
“Redsat” finalizuan transferimin e brazilianit në fillim të këtij muaji duke thyer rekordin e transferimeve për portier të vendosur nga Gianluigi Buffon me kalimin e tij te Juventusi në vitin 2001, transmeton portali arbresh.info.
“Të gjithë mendojnë se janë shumë para. Janë me të vërtetë shumë para”, ka pranuar Klopp për ‘ESPN’.
“Por, ne mund të kishim shpenzuar shuma edhe më të çmendura. Klauzola e Oblak për shembull është 100 milionë euro. Dhe, kjo është e qartë këtë vit ku sigurisht disa gjëra ndodhin në pozitën e portierit”
“Kjo është pjesë e punës, të përpiqesh të sjellësh lojtarët më të mirë që ju keni mundësi”
“Merkato për portier është ndryshe sepse nuk është çdo vit që dikush është në dispozicion dhe gjëra të tilla”
“Ne nuk e dinim sigurt nëse Alisson ishte në dispozicion apo jo, por në një moment të caktuar ne e kuptuam se sigurisht ai është në dispozicion dhe ai ishte momenti kur ne vendosëm ta blinim atë”
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...