Boksieri ukrainas Wladimir Klitschko ka marrë një ofertë nga transmetuesi DAZN prej 60 milionë funte (70 milionë euro) për t’i dhënë fund pensionimit.
Këtë e ka bërë të ditur ish-promotori i Klitschkos, Tom Loeffler, përcjell “The Sun”.
Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë meçin e fundit e zhvilloi në Wembley në vitin 2017 ku u mposht me ndërprerje në raundin e 11-të nga britaniku Anthony Joshua, transmeton koha ditore.
Klitschko 43-vjeçar në ringun profesionist ka 64 fitore (53 KO) e pesë humbje. Ndërsa kishte dominuar peshën e rëndë për afro një dekadë.
“Ai ka pasur një periudhë aq të gjatë të dominimit, sa që shumë njerëz duan të shohin atë në ring. Po ofrohen shumë para për të kthyer atë në ring. Unë personalisht do të preferoja të shihja Klitschkon të përballet me Deontay Wilderin për titullin WBC. Do të jetë një vendim i tij rikthimi. Ka kuptim pasi ai po poston video dhe foto duke treguar se ende i ka ato ethe të boksit”, ka thënë Loeffler për “Sirius XM”.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones