Ka përfunduar ndeshja e parë e xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Klubi Futbollstik “Besa” përsëri ka pësuar humbje, duke u mposhtur në shtëpi nga skuadra e Gjilanit
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-2 në të mirë të mysafirëve.
Golat për Gjilanin i realizuan Gerhard Progni me një goditje fantastike nga gjuajtja e lirë dhe Darko Nikac.
Kurse, golin për pejanët e realizoi Syla në minutën e 77-të.
Kurse, pas ndeshjes ka folur edhe kryetrajneri i Besës, Jerome Klein.
“Futbollistët e Besës luajtën më mirë se të Gjilanit në pjesën e dytë. Arritëm te sulmojmë skuadrën e Gjilanit, patëm më shume raste, ndërkohë vitin e kaluar skuadrën e Gjilanit e kam ndjekur vetëm përmes televizionit dhe sot patën një paraqitje të mirë”.
“Për momentin është shumë herët për të folur rreth rënies nga liga, ne do të kërkojmë të përmirësohemi, për momentin është shumë e vështirë të flasim pasi jemi në një pozitë të vështirë, por do shohim”, tha Klein për ‘Art Sport’.
Besa është e fundit në klasifikim me vetëm gjashtë pikë të mbledhura pas tetëmbëdhjetë ndeshje të luajtura
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë