Google ADS

Klauzola 700 milionëshe e Messi-t nuk zbatohet, argjentinasi afër largimit

18:53 | 30 Gusht 2020
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është i lirë të largohet nga “Camp Nou”.

La Liga më herët përmes një komunikate bëri të ditur se argjentinasi mund të largohet vetëm nëse klubi do ta shesë ose nëse i paguhet klauzola, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, sipas Onda Cero, klauzola e Messi-t nuk do zbatohet dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është i lirë të largohet falas.

Destinacioni favorit shihet si Manchester City, aty ku do bashkohet me Pep Guardiolën, me të cilin synon të fitojë Ligën e Kampionëve.

Të interesuar për shërbimet e Messi-t vazhdojnë të jenë edhe PSG, Inter Milan dhe Juventus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme