Google ADS

Klasikja evropiane mes Realit dhe Bayern, ‘luftohet’ për finalen e Wembleyt

09:27 | 8 Maj 2024
D.H

Real Madridi dhe Bayern Munich luajnë sonte ndeshjen e dytë gjysmëfinale në kuadër të Champions League.

Ndeshja fillon nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.

Pas triumfit në La Liga, Real Madridi ka një tjetër synim së pari kualifikimin në finale të Champions League por ‘sprova’ e fundit është Bayern Munich.

Ndërkohë, Bayern Munich është në garë për të vetmin trofe këtë sezon.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-2, në ‘Allianz Arena’.

Teksa skuadra e cila fillon këtë sfidë do t’i bashkohet Dortmundit që u kualifikua në finale mbrëmë pasi eliminoi Parisin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme