Google ADS

Kjo video do të ju bind se Barcelona ka të drejtë që ofron 70 milionë euro për Dembelen (VIDEO)

20:54 | 23 Qershor 2017
Arbresh.info

Barcelona është gati të ofrojë 70 milionë euro për anësorin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.

Për shumë kë kjo shifët duket e ekzagjeruar, por shumë nga ata që e thonë këtë nuk e njohin lojtarin.

Ai është vetëm 20 vjeç, por që fituar vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane.

“Demele duket sikur fluturon në fushë, sepse shpejtësia, dinamika, këmbëngulja, fleksibiliteti, vizioni dhe shkathtësia e bëjnë një lojtar thuajse të përkryer, thuhet në shkrimin për të në faqen e Bundesligas.
Për talentin e verdhezinjve mund të thurësh lavde pafund, por më shumë se gjithçka vlejnë aksionet e jashtëzakonshme që ai ka performuar në “Signal Iduna Park” gjatë sezonit të kaluar.

Ai ishte zgjedhur lojtari më i mirë i ri i kampionatit që lamë pas.

dembele-aubameyang
“Dembele është një forcë e natyrës, një premtim i së ardhmes, gati për t’u mbajtur ndeshje pas ndeshjeje, deri kur të fitojë reputacionin e një ylli të vërtetë”, thuhet në fund.
Aubameyang dhe Dembele, dyshe e frikshme
Profili zyrtar i Bundesligës e ka pasuar një video në “Youtube”, ku ju mund ta shijoni dhe ta vlerësoni vet.

https://www.youtube.com/watch?v=9SU7JIJ0Q34

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme