Google ADS

Kjo statistikë vërteton se Luka Modric është mesfushori më i mirë në botë

14:15 | 22 Qershor 2018
Arbresh Info

Shkëlqimi i Luka Modricit në mesfushor nuk duhet të befasojë askënd.

E gjithë kjo për shkak se ai është mesfushori më i mirë në botë dhe statistikat e tij në ndeshjen kundër Argjentinës e tregojnë këtë, transmeton portali arbresh.info.

Kroacia vazhdoi fillimin e tyre të shkëlqyer në Kampionatin Botëror 2018 duke mposhtur bindshëm skuadrën e Argjentinës me rezultat 3 me 0 falë golave nga Ante Rebic, Luka Modric dhe Ivan Rakitic.

Rebic shfrytëzoi gabimin e portierit Willy Caballero, ndërkoha Rakitic i dha fund gjithçka duke rrëmbyer tri pikë me golin në fazat përmbyllëse.

Megjithatë, goli i ndeshjes u shënua nga Modric që ishte gjithashtu “Lojtari i Ndeshjes”.

Më poshtë mund t’i shikoni statistikat e jashtëzakonshme të e ndeshjes së tij kundër Argjentinës./arbresh.info/

Loja e Luka Modricit në shifra kundër Argjentinës:

  • 100% duele të fituara në ajër (3/3)
  • 100% driblime (2/2)
  • 62 prekje
  • 42 pasime
  • 3 ndërprerje
  • 2 shanse të krijuara
  • 2 goditje
  • 1 gol

Të ngjashme