Ish-trajneri i Chelseat, Glenn Hoddle vlerëson ekipin e Frank Lampard dhe shton se ata janë momentalisht më të mirë se Barcelona dhe Real Madridi.
Hoddle ishte ‘shfrenuar’ në lavdërimin e tij për Chelsean e Lampardit, pasi ata mposhten pa mëshirë 0-4 Sevillan për të vulosur vendin e tyre si fitues të Grupit E.
“Duke parë ekipet që janë atje, padyshim Liverpooli dhe Manchester City, ata do të jenë në krye ose aty diku”, ka thënë fillimisht Hoddle për BT Sport.
“City është favoriti numër 1 pavarësisht nëse ata ju tregojnë se duan apo nuk duan të fitojnë Ligën e Kampionëve”.
“Ju nuk mund të shikoni Bayern Munichun sepse ata janë kaq të fuqishëm, por ju duhet ta vendosni Chelsea aty. Për mua në këtë moment, ata janë mbi Barcelonën dhe mbi Real Madridin”. raporton telegrafi.
“Ato janë dy klube të mëdha, por ekipi i Chelseat është më i mirë se i tyre”.
“Në këtë moment në kohë mendoj se ata duhet të shikojnë të paktën gjysmëfinalen dhe kur arrini në gjysmëfinale, gjithçka mund të ndodhë”.
“Ata kanë lojtarë ndërkombëtarë që do të bëhen më të mirë me kalimin e sezonit dhe nëse stadiumet mbushen me tifozë do të shihni një skuadër të Chelseat më të frymëzuar dhe lojtarët do të bëhen edhe më të mirë”
“Ka shumë për të ardhur nga ekipi i Chelseat”, përfundoi ish-trajneri i Bluve. /Arbresh.info/
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Tjetër lëndim tek Real Madridit, Camavinga i shtohet listës ...
Çitaku nesër mban konferencë për media