Google ADS

Kjo që arriti Mbappe është historike

23:44 | 12 Shtator 2017
Arbresh.info

Mesfushori francez, Kylian Mbappe, ka debutuar me gol në Ligën e Kampionëve me fanellën e PSG-së, ku edhe theu një rekord historik.

18 vjeçari barazoi Patrick Kluivertin me 7 gola të shënuara në Ligën e Kampionëve si adoleshent, bën të ditur faqja zyrtare UEFA-s.

Përveç kësaj, sipas faqes për histori dhe statistika, “Opta”, Mbappe është futbollisti i parë në histori që shënon gol në Ligën e Kampionëve si adoleshent për dy klube të ndryshme (Monaco dhe PSG).

18 vjeçari realizoi në fitoren e thellë të PSG-së prej 5:0 ndaj Celticut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme