Tashmë ka përfunduar java e 16-të në Serie A për Juventusin, Interin, Napolin dhe Romën.
Zonja e Vjetër dhe Nerazzurrët u përballen mes vete në Derbin e Italisë, i cili përfundoi me rezultat 0-0.
Ndërsa, Roma barazoi pa gola ndaj Chievos, ashtu si Napoli ndaj Fiorentinës.
Që këto skuadra të përfundojnë xhiron me rezultat të barabartë pa gola, nuk ishte parë prej sezoni 1965/66 (javës së 17-të).
Aktualisht Interi renditet në vendin e parë më 40 pikë, një më shumë se Napoli dhe Juventusi, përcjellë Telegrafi.
Zikaltrit në ndeshjen e ardhshme luajnë ndaj Udineses, Napoli ndaj Torinos, ndërsa Zonja e Vjetër me Bolognan.
Ndërsa, Roma renditet në vendin e katër me 35 pikë, por një ndeshje më pak. /Telegrafi/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...