Kjo ishte paraqitja e jashtëzakonshme e Curry, realizoi 51 pikë

16:58 | 25 Tetor 2018
Arbresh.info

Golden State Warriors ka regjistruar mbrëmë fitoren e radhës ndaj skuadrës së Washington Wizards, me rezultatin 144-122.

Kjo fitore erdhi falë performances fenomenale të organizatorit të lojës, Stephen Curry, shkruan lajmi.net.

Ish MVP i NBA, realizoi plotë 51 pikë, në vetëm tre qereka lojë.

Ai ishte në “flakë” nga  gjuajtjet për tre pikë, duke realizuar 11 sosh.

Kjo është fitorja e katërt e Golden States, në pesë takimet e para në NBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme