Super talenti nga Prishtina, Edon Zhegrova, thotë se zgjodhi Kosovën pasi gjithmonë kjo ka qenë dëshira e 18 vjeçarit e jo siç thotë Christian Panucci, se “ndikoi babai në vendimin e lojtarit”.
Emri i tij ka bërë shumë bujë në ditët e fundit për faktin se talenti i Genk në Belgjikë Edon Zhegrova raportohej se fillimisht vendosi të luante për Shqipërinë dhe më pas zgjodhi Kombëtaren e Kosovës, aq sa trajneri i kombëtares kuqezi, Christian Panucci, u shfaq i revoltuar në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Norvegjisë kur iu përmend nga gazetarët emri i Zhegrovës, me italianin që theksoi se për talentin kosovar vendosën familjarët dhe jo ai vetë.
“Edon Zhegrova ishte i gatshëm të vij te ne, por ndikoi ndërhyrja e të atit”, ka deklaruar Panucci.
Por, Edon Zhegrova ka shuar çdo keqkuptim për sa i përket zgjedhjes së tij.
Zhegrova theksoi se gjithmonë ka dashur të luajë për Kosovën: “Gjithmonë e kam dashur Kosovën, këtë e kam thënë që në fillim”.
19 vjeçari deri më tani për Kosovën është paraqitur në 3 ndeshje duke realizuar dy gola. /arbresh.info/
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...