Google ADS

Kjo është situata e Mërgim Vojvodës pas lëndimit ndaj Milanit

10:10 | 13 Janar 2021
Arbresh.info

Mbrojtësi i Torinos, Mërgim Vojvoda, është lënduar në ndeshjen kundër Milanit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Futbollisti kosovar që ishte titullar u lëndua në krah dhe u detyrua të zëvendësohet në minutën e 84-të.

Koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Milanit dhe Torino është mbyllur 0:0, ndërsa kuqezinjtë triumfuan pas ekzekutimit të penalltive.

Vojvoda gjatë ditës së sotme do t’i kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e lëndimit.

Gjithsesi edhe trajneri i skuadrës së Torinos pas ndeshjes deklaroi se shpreson se nuk bëhet fjalë për një lëndim të rëndë.

Por mungesa e tij në fundjavë në ndeshjen Torino – Spezia duket e sigurt./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme