Kampioni i Kosovës, Ballkani, e ka vazhduar rrugëtimin në Evropë, duke prekur play-offin e Ligës së Konferencës, pasi mposhti Klaksvikun, ndërsa edhe arkat e klubi po mbushen.
Ballkani tani do të luajë në play-off të Ligës së Konferencës, ku do të përballet me klubin tjetër shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Shkupin.
Pa llogaritur fitimet nga FFK-ja, si shpallja kampion dhe të drejtat televizive, deri më tani Ballkani i ka të sigurta 1.690.000 euro, sipas UEFA-s.
Pjesëmarrja në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ia ka siguruar Ballkanit 280 mijë euro, edhe pse u eliminua nga gara më e rëndësishme në botë për klube.
Për çdo kampion shtetëror që nuk arrin fazën e grupeve, UEFA jep edhe 260 mijë euro ekstra. Pra totali nëse mposhtet nga Shkupi, në konton e Ballkanit do të shkojnë 1 milion e 690 mijë euro.
Pastaj në play-off luhet për një vend në fazë e grupeve, nga ku çdo skuadër e kualifikuar fiton në start 2.94 milionë euro, pa llogaritur të ardhura për fitore dhe barazim, por edhe renditje në grup.
Shumat e siguruara dhe ajo që pretendon ta fitojë Ballkani
Për çdo raund klubet marrin nga 100 mijë euro
Raundi i parë i Ligës së Kampionëve: 280 mijë euro – e siguruar
Play-off i Ligës së Konferencës: 750 mijë euro euro – e siguruar
Kalimi në fazën e grupeve: 2.94 milionë euro
Kurti pret sot në takim ndihmës sekretarin amerikan, James O...
Rama: Pagat joreale janë krim ndaj pensionistëve, do ndërhyj...
Rama për pensionet: T’i rrisësh pa menduar, sikur t’i hapje ...
Vullneti debaton me Rezartin: Si Gold AG, je i obsesionuar m...
AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Alb...