Në prag të pjesëmarrjes së ekipit olimpik të Kosovës në Lojërat Olimplike Tokyo 2020, Komiteti Olimpik i Kosovës ka mbajtur një konferencë për medie.
Në ceremoninë e sotme është diskutuar rreth listës së pjesmarrësve në lojërat olimpike si dhe synimet e pritshmëritë që ka Komiteti Olimpik nga këto lojëra.
Drejtori i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, në fjalën e tij ka prezantuar listën e sportistëve që do të na përfaqësojnë në lojërat olimpike. Do të jenë gjithsej 11 sportistë, 6 prej tyre vajza kurse 5 meshkuj. Vihet re që numri i vajzave është më i lartë se ai i djemve.
Për këtë, Krasniqi tha se “Ende në Kosovë po dominojnë vajzat dhe kjo na bën krenar”.
Për sa i përket pritshmërive që Komiteti Olimpik i Kosovës ka nga këto gara, ai tha se “Medalje synojmë edhe në Tokyo 2020”
Donjeta Sadiku, njëra nga pjesëmarrëset në lojërat olimpike, që sot feston edhe datëlindjen është shprehur se “Pjesëmarrja në lojërat olimpike është një ëndërr dhe jam krenare që është bërë realitet”.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar listën e sportistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Sipas listës që ka publikuar KOK-u Kosovën do ta përfaqësojnë 6 sportistë me normë politike dhe 5 të ftuar me ftesa.
Në mesin e sportistëve që kanë fituar normë olimpike janë, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova , Akil Gjakova, Loriana Kuk dhe Egzon Shala./arbresh.info/
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok