Italia e ka riftuar yllin e Romës, Nicolo Zaniolo për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, por kësaj radhe nuk janë ftuar veteranët si Daniele De Rossi dhe Fabio Quagliarella
Zaniolo është kthyer në skuadrën seniore pasi që muajin e kaluar luajti për U-21.
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini e ka vlerësuar lartë 20 vjeçarin në një intervistë këtë javë, duke thënë se ai “ka shumë” për të dhënë.
Megjithatë, De Rossit i është mohuar një paraqitje lamtumirëse edhe më shumë për shkak të një lëndimi, i cili është konfirmuar edhe nga Boca Juniors.
Po ashtu nuk janë ftuar për Quagliarella përderisa Mancini preferon te shfrytëzoi lojtarë të ri për sulmin e tij.
Ndryshe, mbrojtësi i djathtë Giovanni Di Lorenzo është ftuar për herë të parë, derisa mbrojtësi i majtë Cristiano Biraghi dhe Leonardo Spinazzola rikthen pasi që ata munguan në ndeshjet kualifikuese të shtatorit.
Emerson Palmieri i Chelseat nuk është ftuar shkaku i lëndimit, kurse Luca Pellegrini, Sandro Tonali dhe Moise Kean janë ftuar për U-21.
Azzurri mund të kualifikohet që këtë muaj në Euro 2020-turne që ndodh që katër vite-me një fitore kundër Greqisë më 12 tetor, tri ditë para se të përballen me Lihtenshtajnin.
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)
Mbrojtës: Francesco Acerbi (Lazio), Cristiano Biraghi (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Danilo D’Ambrosio (Inter), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Alessio Romagnoli (Milan), Leonardo Spinazzola (Roma)
Mesfushorë: Nicolo Barella (Inter), Federico Bernardeschi (Juventus), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain). Nicolo Zaniolo (Roma)
Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shanghai Shenhua), Vincenzo Grifo (Freiburg), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli)
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...