Lajmi për portierin e Partizanit, Aldo Teqja, ka tronditur të gjithë opinion në Shqipëri. 24-vjeçari u hodh nga kati i gjashtë i pallatit në një gjendje të rënduar psikologjike.
Fatmirësisht, Teqja i ka shpëtuar kësaj rënie dhe ndodhet në spital duke marrë ndihmën e specializuar mjekësore.
Stafi i Partizanit ka qenë pranë lojtarit deri në orët e vona të mbrëmjes, ashtu si shumë shokë, kolegë dhe miq të tij, pa harruar familjarët. Informacionet e fundit që vijnë nga spitali prej stafit të Partizanit bëjnë me dije se lojtari është në gjendje të qëndrueshme, por ka probleme me mushkëritë. Ai do të mbahet gjithë kohën nën moniturim të rreptë, pasi nuk dihet se si do të reagojë ndaj trajtimeve.
DËSHMITARËT – Teqja banonte në zonën e “Komunës së Parisit”, në Tiranë. Zhurma që ka shkaktuar rënia e tij ka qenë e madhe dhe është dëgjuar nga shumë persona që banojnë afër tij. Ata tregojnë pa dashur të identifikohen se askush nuk e priste që portieri të shpëtonte pas rënies së madhe. /Telesport/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...