Google ADS

Kjo deklaratë e Xaxit nuk do t’iu pëlqejë tifozëve të Real Madridit

10:24 | 10 Janar 2018
Arbresh.info

Legjenda e futbollit spanjoll, Xavi Hernandez, ka folur për situatën e Real Madridit.

Kampioni në fuqi i Evropës dhe La Ligës, këtë sezon nuk ka arritur të përsëris formën e sezonit të kaluar dhe momentalisht renditet në pozitën e katërt në tabelë.

Los Blancos kanë arritur të grumbollojnë 34 pikë deri më tani dhe janë 16 pikë prapa rivalit të përbetuar, Barcelonës.

Xavi ka kritikuar mënyrën e lojës së Realit duke thënë se nuk luajnë bukur dhe se nuk kanë kultur të futbollit.

“Madridi nuk luan bukur. Në ‘Bernabeu’ e shohin si të arsyeshme nëse një mbrojtës e hedh topin në tribuna. Kjo është kultura e tyre. Por, në ‘Camp Nou’, nëse e godet topin drejt tribunave, murmuritjet janë shumë të zëshme; është diçka negative. Dhe kjo që prej kohës së Johan Cruyff”, tha Xavi. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme