Mbrojtësi i Milanit, Simon Kjaer më në fund ka thyer heshtjen pasi ndihmoi të shpëtonte Christian Eriksenin.
Eriksen ra pa ndjenja në tokë në takimin mes Danimarkës dhe Finlandës dhe menjëherë Kjaer i ndihmoi duke ia mbajtur gjuhën në mënyrë që frymëmarrja të vazhdonte.
Pas afro dy muajve, Kjaer ka folur për këtë situatë duke thënë se nuk është hero dhe instinkti ka ndikuar.
“Nuk jam hero. Çfarë bëra ishte nga instinkti, e bëra pa menduar. Instikti më ndihmoi dhe e bëra automatikisht. Gjëja e vetme e rëndësishme është që Eriksen është mirë tani”, tha ai.
Danezi gjithashtu nuk mendon për shiritin e kapitenit, ngase mediat italiane pretendojnë se do jetë kapiteni i radhës.
“Ne kemi një kapiten dhe emri i tij është Romagnoli. Nuk më intereson asgjë tjetër, gjithmonë bëjë më të mirën”.
Në fund, Kjaer foli edhe për Scudetton, të cilën e cilëson si ëndërr.
“Duam të vazhdojmë punën si vitin e kaluar, kemi punuar shumë. Kemi humbur lojtarë të mirë, por me Giroud përpara kemi forcuar vetën, është sulmues i rëndësishëm”.
“Scudetto? Skuadër me historinë tonë duhet të synojë gjithmonë maksimumin, vetëm në këtë mënyrë në mund të rritemi edhe pse shoh Inter dhe Juve para të gjithëve. Ta fitojmë Scudetto do ishte ëndërr”, përfundoi ai./Lajmi.net/
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...