Qendërmbrojtësi i Sevilla-s, Simon Kjaer që është huazim te Milan dëshiron të qëndrojë në “San Siro”.
Kjaer u huazua gjatë afatit veror nga Sevilla dhe për një kohë të shkurtër arriti të hyjë në formacionin e Setafono Pioli-t, transmeton portali arbresh.info.
Mbrojtësi me prejardhje nga Danimarka ka pranuar se është ëndrra e tij të qëndrojë te Milan, adnaj është duke punuar.
“Ëndrra ime është të qëndrojë te Milan dhe kur koha të vijë do bisedojmë me klubin. Kam vendosur presionin maksimum mbi klubin që të binden ta aktivizojnë opsionin e blerjes”.
“Jam duke punuar për të qëndruar te Milan edhe nëse nuk luajmë. Provoi të përmirësohem, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht “, deklaroi ai.
Kjaer ka pranuar se prania e Zlatan Ibrahimovic ka ndryshuar këtë shumë gjëra në “San Siro”.
“Zlatan bën shumë për ne, është kampion i madh që ka fituar gati gjithçka”.
“Prezenca e tij në fushë është e mjaftueshme për të bërë ndryshimin”, përfundoi ai.
Milan momentalisht është në pozitën e shtatë në Seria A, tri pikë me pak se Napoli që renditët në pozitën e gjashtë, pozitë e cila të dërgon në Evropa Ligë./arbresh.info.
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja
2 Korriku njofton se ka përfunduar marrëveshja me akademinë ...
Aksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë, 22 persona marrin trajti...
Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicioni...
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar