David Alaba përfundimisht nuk ka rinovuar kontratën me Bayern Munichun.
Mbrojtësi austriak është futur në vitin e fundit të kontratës me kampionin në fuqi të Evropës, por që nuk do të rinovojë.
Lojtari dhe përfaqësuesit e tij e kishin ofertën për rinovim në tavolinë dhe kishin kohë të pranonin atë deri më 31 tetor.
Një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe për këtë ka folur presidenti i Bayernit, Herbert Hainer.
“Pas disa muajve negociata përfaqësuesit e lojtarit na thanë se duan kohë deri në fund të tetorit”.
“Tani ata kanë lajmëruar se oferta jonë mbetet e ulët dhe ne nuk do të diskutojmë më, por edhe kemi tërhequr ofertën nga tavolina”, deklaroi Heiner.
Tani Alaba pritet të shitet nga Bayerni në janar, pasi bavarezët nuk duan ta humbasin me parametra zero në verë.
Barcelona, Real Madrid, Juventus, Inter, Arsenal, Manchester City, Man Utd e Liverpool janë skuadrat që duan transferimin e austriakut.
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare