Google ADS

Kinezët i detyron shteti të shesin klubin zikaltër

12:14 | 29 Janar 2021
Arbresh.info

Interi bëhet gati të ndërrojë pronarë. Ai që ishte vetëm një thashethem pak javë më parë, tashmë është kthyer në një siguri, pasi në klubin zikaltër situata ifnanciare është bërë shuëm e komplikuar. Ky nuk është problem likuiditetesh të drejtuesve të klubit, thjesht ata e kanë të pamundur që paratë e tyre t’I investojnë në klub.

Bllokimi i eksportimit të kapitaleve për disa fusha të caktuara nga shteti kinez, ka komplikuar situatën dhe e bën të pamundur vazhdimësinë e Suning si investitor në drejtimin e zikaltërve. Ndaj “Corriere Dello Sport” ka mësuar nga burime pranë klubit se do të ketë shumë shpejt një takim mes aksionerëve për të përcaktura etapat e shitjes së këtij klubi, shkruan vipasport.

Dëshira e Suning ishte të vazhdonte të kishte në pronësi zikaltërit, por bllokimi i fondeve, për më tepër në një periudhë pandemie e kur ka disa afate pagesash për t’u respektuar, vë në diskutim edhe mbijetesën e Interit.

Ndaj në muajin shkurt pritet t’i hapet rrugë procesit të shitjes së Interit, me investitorë të huaj që janë gati të zëvendësojnë ata kinezë, por këtë radhë pritet të jenë nga SHBA.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme